|

Vrasësi i ambasadorit rus nuk shkoi në punë ditën e ngjarjes. Ja çfarë justifikimi përdori

loading...

vrs
Vrasësi 22-vjeçar që ekzekutoi ambasadorin rus në Ankara kishte marrë leje për të mos shkuar në punë ditën e djeshme.

loading...

Një zyrtar i lartë i sigurisë turke ka bërë të ditur se polici 22-vjeçar kishte dorëzuar raport se ishte sëmurë dhe nuk mund të paraqitej në punë.

Mevlut Mert Altintas prej 2 vite e gjysëm ishte pjesë e policisë së Ankarasë. Ai dje ndodhej në sallën e galerisë së arteve pikërisht prapa krahëve të ambasadorit rus gjatë kohës që diplomati mbante fjalim.

22-vjeçari kishte hyrë në sallë duke treguar kartën e tij të policisë dhe anashkaloi kontrollin e sigurisë.

Është raportuar se vrasësi qëlloi 11 herë, 9 nga plumbat goditën ambasadorin e Rusisë.

Short URL: http://lajmexpress.net/?p=54922

Posted by on Dec 21 2016. Filed under Uncategorized. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.
loading...