Ballina / Uncategorized / VIDEO/ E dhimbshme, shpërthimi i bombës shkatërron festimet e Krishtlindjes në Aleppo
aleppo

VIDEO/ E dhimbshme, shpërthimi i bombës shkatërron festimet e Krishtlindjes në Aleppo



Festimet e Krishtlindjes në qytetin sirian të Aleppos janë tronditur nga një shpërthim i fuqishëm që vetëm pak metra larg ku ishte mbledhur turma e qytetarëve.

Sipas RT.com, fatmirësisht nuk ka viktima apo persona të plagosur.

Njerëzit që ishin mbledhur përreth pemës së Krishtlindjes thonë se dëgjuan një shpërthim dhe panë një dritë disa metra larg vendit ku ndodheshin.

Dëshmitarët në vendngjarje raportojnë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një mortajë.

Ngjarja ndodhi në pjesën perëndimore të Aleppos që është nën kontrollin e forcave qeveritare.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të qytetit popullsia civile po evakuohet pas luftimeve mes rebelëve dhe forcave qeveritare.

aleppo