|

Rusia harron vrasjen e Ambasadorit ajo thot se: Rama dhe CIA po punojnë për kryeministër shqiptar në Maqedoni

loading...

cache-210-166-strict-264570_1
Rusia është e shqetësuar nga takimet e fundit të kryeministrit Edi Rama me kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, partia e të cilit arriti të fitonte 10 deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni.
Gjigandi informativ rus Sputnik, i sponsorizuar nga Kremlini, në një analizë të sajën për situatën në Ballkan thekson se kryeministri shqiptar Edi Rama në koordinim edhe me CIA-n amerikane, po punon që të emërojë një kryeministër shqiptar të Maqedonisë, pas zgjedhjeve të komplikuara të `10 dhjetorit.
“Gjatë bisedimeve ndërmjet kryemiinistrit Edi Rama dhe krerëve të partive shqiptare në Maqedoni janë dhënë instruksionet se si duhet të sillen gjatë negociatave, për formimin e një qeverie të re në Shkup dhe sugjeroi që ata të kërkojnë asgjë më pak se posti i kryeministrit”, shkruan Brankica Ristiç, në artikullin e saj në Sputnik.
Sipas portalit rus, kryeministri shqiptar ka mbledhur të gjithë politikanët shqiptarë të Maqedonisë, por i ka ngecur ‘sharra në gozhdë’ me Ali Ahmetin. Sputnik thekson se gjithçka është gatuar gjatë vizitës së Drejtorit të CIA-s, John Brennan në Tiranë, i cili ishte para një jave në Tiranë.
“Ali Ahmeti, sipas burimit tonë nga Maqedonia Milenko Nedelkovski shkoi një ditë më vonë në Tiranë. BDI pritet të bindë partinë e Nikolla Gruevskit, pasi ka pak shanse që Ahmeti të falë LDSM, e cila i mori 70.000 vota shqiptare.
Duke e dobësuar pozicionin e partive etnike kuqezi në parlamentin e Shkupit. BDI, megjithatë, nuk është vendosur zyrtarisht, dhe po lë hapësirë për spekulime pas konferencë shtypi në Tiranë, ai megjithatë mund të pranojë një aleancë me LSDM-në.
Nedelkovski tregon se shanset për këtë janë shumë të vogla, por shton: I gjithë vendi është shumë e tensionuar, dhe unë nuk besoj se dikush do të rrezikonte për të vjedhur fitoren e VMRO-DPMNE-së, sepse kjo do të thotë luftë!”, shkruan Sputnik.
Më tej Sputnik shkruan edhe për përfshirjen e ambasadës amerikane. “Ambasada e SHBA është shumë e përfshirë në këto zgjedhje, duke formuar dy parti të reja shqiptare, të cilat janë impiante amerikane, ndërsa LSDM-ja financohet nga paratë e Soros-it, por me qëllimin që ai të kërkojë kantonizim, që në fakt është federalizimi i Maqedonisë, ku shqiptarët do të kenë të njëjtat të drejta si maqedonasve. Me fjalë të tjera, ndarja e Maqedonisë”, shkruan Sputnik.

loading...

Short URL: http://lajmexpress.net/?p=54907

Posted by on Dec 20 2016. Filed under Uncategorized. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.
loading...