“Më vodhën 65 mijë lekë”, gjeti gruan të lidhur në karrige, por e vërteta e gruas në Tiranë është tronditëse – Lajmexpress.net
Ballina / Lajme / “Më vodhën 65 mijë lekë”, gjeti gruan të lidhur në karrige, por e vërteta e gruas në Tiranë është tronditëse

“Më vodhën 65 mijë lekë”, gjeti gruan të lidhur në karrige, por e vërteta e gruas në Tiranë është tronditëse

\r\nNjë grua që jeton në fshatin Pinet të Ndroqit ka mashtruar bashkëshortin e saj, por duket se ia ka “futur” vetes.\r\n\r\nAjo kishte sajuar një vjedhje për të tërhequr vëmendjen e të shoqit. Çifti nuk kishte marrëdhënie të mira prej kohësh, ndaj gruaja ka hapur dritaren dhe është lidhur në një karrige, duke gënjyer se disa grabitës i kishin hyrë në shtëpi dhe i kishin vjedhur 65 mijë lekë.\r\n\r\nNgjarja ka ndodhur më 22 shkurt, por pas hetimeve policia ka zbuluar se ky ishte një mashtrim i gruas, e cila ka përfunduar në pranga.\r\n\r\nNjoftimi i policisë:\r\n\r\nMë datë 22.02.2016, rreth orës 04:40, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur nje njoftim se në fshatin Pinet, Ndroq, në banesën e shtetasit I. Azuni dyshohet se ka hyrë një person për të vjedhur, i cili duke përfituar se i zoti i banesës ishte larguar ka lidhur të shoqen shtetasen Dalina Azuni dhe më pas ka marrë në banesë shumën prej 65.000 lekësh.\r\n\r\nMenjëherë në adresën e dhënë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët kanë filluar kontrollin e territorit dhe mbledhjen e informacioneve për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje.\r\n\r\nNga informacionet e marra është mësuar se bashkëshortët Azuni, prej disa kohësh nuk kishin një mardhënie të mirë me njëri tjetrin.\r\n\r\nDuke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë filluar hetimin në drejtim të një kallzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se:\r\n\r\nPas largimit të bashkëshortit të saj, shtetësja Dalina Azuni, dyshohet ti ketë fshehur në një nga dhomat e tjera shumën e lekëve (të cilat u gjetën nga kontrolli i ushtruar nga Specialistet e Policisë pas dyshimeve), më pas ka hapur dritaren e banesës dhe dyshohet se ka lajmĕruar familjarët që dikush kishte hyrë në banesë.\r\n\r\nKur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur në banesë këtë shtetase.\r\n\r\nNga intervistimi paraprak , shtetësja Dalina Azuni,pranon se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim dhe kishte mosmarreveshje mes tyre.\r\n\r\nDuke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 6, kanë bërë arrestimin e shtetases:\r\n\r\n– Dalina Azuni, 29 vjeçe, banuese në Tiranë.\r\n\r\nMaterialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tianë, për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit publik”, parashikuar nga Nenet 305 dhe 272 të Kodit Penal.\r\n1