|

Makoçi: Edi shoku im i rinisë, sot…!!

loading...

\r\nAktorja e mirënjohur e viteve ’80-’90, Matilda Makoçi është rikthyer për publikun me një ekspozitë të veçantë e titulluar “Hare + m”.\r\n\r\nMakoçi merr pjesë rrallë në aktivitete dhe akoma më rrallë pranon të flasë për veten apo ish-bashkëshortin. Pasi recitoi në ekspozitën e artistes, Natasha Bega, e cila e bindi Makoçin të rikthehet në publik, aktorja tha se nëse do t’i jepet mundësia do të vijojë jetën artistike.\r\n\r\nDuke folur për Report TV, Makoçi ka shprehur një dëshirë të madhe për të vazhduar me mundësitë që e lejojnë të jetë pjesëmarrëse në aktivitete artistike.\r\n\r\nE pyetur për marrëdhëniet e saj me ish-bashkëshortin Rama ajo është shprehur se ai ishte shoku i rinisë me të cilin ndau shumë ëndrra dhe një djalë të mrekullueshëm si Gregun. Aktorja ka vlerësuar faktin që në këtë ekspozitë u përmend, Rama ndërsa i ka uruar shumë suksese në rrugën që ai ka zgjedhur të ndjekë.\r\n\r\n“Më vjen mirë që kur mora pjesë në këtë ekspozitë përmendet ish-bashkëshorti im Edi Rama. Ka qenë shoku im i rinisë me të cilin ndamë ëndrrat tona dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun. Tani shoku im i rinisë ndjek rrugën e ëndrrave të tij dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese në misionin e tij”, është shprehur ajo.\r\n1

loading...

Short URL: http://lajmexpress.net/?p=47751

Posted by on Oct 26 2016. Filed under Lajme. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can skip to the end and leave a response. Pinging is currently not allowed.
loading...