|

Histori përrallash, njihuni me njeriun që jeton mes arinjve (Foto)

loading...

Një ish-biolog ka realizuar ëndrrën e tij të përjetshme që të ecë përkrah arinjve në pyll. Joel Rosenthal  jeton me disa arinj të zinj në një fermë në Hillsboro, West Virginia dhe mund të kalojë muaj të tërë pa u takuar me qenie njerëzore.

loading...

74-vjeçari ka shpëtuar arinjtë e egër dhe është kujdesuar për 7 vjet. Ai i mbanë në fermën e tij dhe i mbrojti gjatë sezonit të gjuetisë dhe tani ka ndërtuar një marrëdhënie mjaft të ngushtë me kafshët e pyllit.

I moshuari i merr rregullisht gjatë shëtitjeve të tij në pyll, i ushqen ata me dorë dhe fle pranë tyre.  Ai thotë: “Asgjë në këtë botë nuk mund krahasohet me një shëtitje përkrah arinjve.

Unë kam fjetur me ata, ne luajmë në shtëpi dhe ata rriten pranë meje. Është diçka e veçantë që të jesh në gjendje që të rrisësh 2-3 këlyshë ariu që të vijnë nga pas.

Unë e pickoj veten gjatë gjithë kohës sepse nuk mund ta besoj se jam duke e bërë këtë gjë, që kam këtë lidhje me këto kafshë”.

ar1 ar2

Short URL: http://lajmexpress.net/?p=54852

Posted by on Dec 19 2016. Filed under Kuriozitete. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.
loading...
Loading...