Gruaja që kishte peshuar 163 kg dhe tani peshon 63 kg, ka një këshillë për ju – Lajmexpress.net
Ballina / Jetë dhe Stil / Gruaja që kishte peshuar 163 kg dhe tani peshon 63 kg, ka një këshillë për ju

Gruaja që kishte peshuar 163 kg dhe tani peshon 63 kg, ka një këshillë për ju

Për Krissy Thomas, humbja e peshës kishte qenë e vështirë gjithmonë. Ajo dikur kishte peshuar 163 kilogramë, dhe i ishte referuar vetes si ‘obeze’, e gjithashtu kishte pasur edhe probleme të ndryshme shëndetësore.

“Nuk mund të ecja pa dhimbje të tmerrshme për thuajse tre muaj. Dhe këtë dhimbje e kisha fituar si pasojë e mbipeshës. Sapo kisha dalë nga një lidhje abuzive, ku ish partneri më kishte kërcënuar me jetë”, ka thënë ajo.

Prandaj, ajo kishte vendosur të humbë peshë sepse ishte lodhur duke mos qenë ajo që ka dashur të jetë.

Një vit më vonë, ajo kishte hequr thuajse gjysmën e peshës së saj dhe një vit pas kësaj, pas inkurajimeve nga njerëzit që gjendeshin në jetën e saj, ajo tani peshon 67 kilogramë.

Por, si ka humbur ajo kaq shumë peshë?

Thomas ka një këshillë shumë të thjeshtë për ju: “Digjni kalori dhe keni kujdes me ushqimin!”.