Atentatori i ambasadorit rus është me origjinë shqiptare? Të reja dhe mbi fotografen shqiptare të plagosur gjatë sulmit – Lajmexpress.net
Ballina / Uncategorized / Atentatori i ambasadorit rus është me origjinë shqiptare? Të reja dhe mbi fotografen shqiptare të plagosur gjatë sulmit

Atentatori i ambasadorit rus është me origjinë shqiptare? Të reja dhe mbi fotografen shqiptare të plagosur gjatë sulmit

leyla1
Referuar mediave turke, sulmuesi që kreu atentatin ndaj ambasadorit rus Andrey Karlov dje në Ankara është polic. Ka thashetheme se ai është me orgjinë shqiptare, megjithëse ky informacion është jozyrtar dhe ende nuk është zbuluar nga mediat e as nga policia turke.
Ambasadori rus Karlov ka vdekur pas plagëve të marra pasi ndaj tij u qëllua me armë zjarri gjatë fjalimit që po mbante në një ekspozitë fotografie në kryeqytetin turk. Atentatori që qëlloi ambasadorin rus tha: “Zoti është i madh! Mos e harroni Aleppon!” Ai është identifikuar si Mevlut Mert Altintash, oficer i Policisë nga Ankaraja.
Sulmuesit Mevlut Mert Altintash ka lindur më 24 qershor 1994. U diplomua në “Republic Soke Anatolian High School”, Izmir dhe “Rustu Unsal School Police” dhe aktualisht punonte në Drejtorinë e Policisë së Trazirave prej 2 vjet e gjysëm.
Sulmi vjen në një kohë kur u lajmërua se ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, po planifikonte një vizitë në Moskë, për të folur për Sirinë.
Leyla Gündoan e lindur në Shqipëri
Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Turqia ka mësuar se në këte atentat, rastësisht nga të shtënat, pasi janë zbrazur 5-6 plumba mbi ambasadorin rus, janë plagosur edhe tre persona pjesemarrës në ekspozitë; në mes tyre edhe nje shtetase shqiptare me emrin Leyla Gündoan me nënshtetësi turke.
Leyla ka lindur në Shqipëri, por qyteti i origjinës se saj ende s’është përcaktuar. Ajo aktualisht është nën trajtim mjëkësor në spitalin e kryeqytetit turk. Shqiptarja e plagosur ishte pjesë e ekspozitës kolektive gjatë së cilës u vra ambasadori rus. Gundogan është lënduar në këmbën e djathtë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se sulmuesit janë me origjinë shqiptare
Ambasadori rus Andrei Karlov ishte viktimë e një atentati në kryeqytetin turk, ndërsa ishte duke vizituar një ekspozitë. Dyshohet se sulmuesit janë me origjinë shqiptare, siç njofton korrespondenti i agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” në Turqi.
leyla

leyla1